Eksperti i ekonomisë Arben Malaj, i ftuar në emisionin “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve duke i cilësuar ato si preferenciale dhe pa konkurrencë reale.
Malaj solli si shembull një rast që e cilësoi flagrant në qytetin e Vlorës, ku sipas tij një pensionist, me kapital prej 100 mijë lekësh, ka fituar një kontratë për investimin në Portin e Vlorës, me vlerë 60 milionë dollarë.
Ai theksoi se rasti lidhet me abuzime në kontratat e miratuara nga Ministria e Infrastrukturës, duke e cilësuar situatën si “të tmerrshme” dhe përtej çdo kufiri logjik ekonomik.
Ish-deputeti socialist kritikoi gjithashtu ligjin për investitorët strategjikë, duke deklaruar se ai është shndërruar në një mekanizëm që cenon të drejtat e pronësisë së qytetarëve.
Malaj: Edi Rama do të ndërtojë modelin e Shqipërisë me oligarkët e saj. Shqipëria do të një model europian me biznese të bogla dhe të mesme. Fituesit e PPP, unë i kam shtuar dhe një P, preferenciale. Nuk ka konkurrim.
Që një pensionist në qytetin tim të Vlorës investimin për Portin 60 mln dollarë dhe ta ketë kapitalin 100 mijë lekë kjo është e tmerrshme, kalon çdo kufi.
Ligji për investitorët strategjikë është kthyer në sundues të të drejtave të pronësisë së qytetarëve, i shikoni qytetarët që përplasen në Shqipëri me këta investitorë. Veprim që krijon mundësi qeverisë që të kontrollojë çdo cm të Shqipërisë. Ka ndaluar dhe konkurrimin e kompanive të huaja. Kjo është kosto që po paguajmë. Model që do prodhojë varfëri.
