Gazetarja Denada Jushi ka ngritur alarmin për sigurinë e ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, duke deklaruar se ai ndodhet në rrezik real për shkak të detyrës që ka ushtruar për katër vite me radhë.
Gjatë një interviste televizive, Jushi tha se ekzistojnë indicie konkrete që lidhen me kërcënime të mundshme ndaj Dumanit, të cilat kanë sjellë edhe kërkesën e kreut të ri të SPAK për masa shtesë mbrojtëse nga Garda e Republikës.
Sipas saj, pavarësisht kërkesave të paraqitura, deri më tani nuk është marrë asnjë masë shtesë sigurie, çka e bën situatën edhe më shqetësuese. Gazetarja theksoi se neglizhenca në garantimin e sigurisë për figura kyçe të drejtësisë përbën rrezik serioz jo vetëm për individin, por edhe për funksionimin e shtetit ligjor.
