Alimehmeti: Çmimet e barnave u rritën pa transparencë

Data

Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e radhës me demokratët e degëve 1 dhe 3 në Tiranë, ka ngritur alarmin për rritjen e çmimeve të barnave dhe ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe planifikimi në sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, ndërhyrja e qeverisë në tregun farmaceutik është bërë pa paralajmërim dhe pa shpjegim publik, duke krijuar kaos për pacientët dhe farmacistët. Alimehmeti theksoi se disa barna, përfshirë antibiotikë dhe medikamente tumorale, janë rritur ndjeshëm në çmim, madje disa janë trefishuar.

Ai deklaroi se farmacistët ndodhen nën presion, pasi u kërkohet të shesin barna me çmime më të ulëta se ato që u ofrohen nga depot, ndërkohë që pacientët detyrohen të bëjnë ecejake në spitale dhe farmaci pa gjetur zgjidhje.

Alimehmeti akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë se po punon në favor të interesave të disa firmave dhe jo për pacientët, duke e quajtur situatën një barrë të drejtpërdrejtë mbi shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ai bëri thirrje për reagim të menjëhershëm dhe paralajmëroi se opozita do t’i përgjigjet qeverisë përmes protestës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related