“Do ta fitojmë këtë betejë”/ Berisha flet për protestat: Vendimi do merret në momentin e duhur

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë e zhvillimit të protestave të pandërprera para Kryeministrisë, duke theksuar se kërkesa për ndryshim po rritet çdo ditë mes qytetarëve.

Në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, Berisha u shpreh se protestat janë shprehje e reagimit qytetar ndaj një situate që ai e cilësoi si degradim të shtetit dhe institucioneve. Sipas tij, qytetarët janë e vetmja forcë reale përballë kësaj gjendjeje dhe beteja që ata kanë nisur do të përfundojë me fitore.

Ai shtoi se vendimet për format e protestës do të merren në kohën e duhur, duke nënvizuar se morali dhe ndershmëria qytetare, sipas opozitës, janë më të forta se interesat abuzive që, siç tha, po rrezikojnë shoqërinë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related