Gara për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës është shtyrë, pasi asnjë nga tetë kandidatët në konkurrim nuk është shpallur fitues.
Pas përfundimit të të gjitha fazave të verifikimit dhe vlerësimit, procedura nuk u finalizua me përzgjedhjen e një kandidature.
Sipas njoftimit zyrtar, procesi është zhvilluar në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke respektuar parimet e ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta.
Ende nuk është bërë e ditur se kur do të rihapet gara apo nëse do të ketë ndryshime në kriteret e përzgjedhjes për kreun e ri të Gardës së Republikës.
