Porsche për tendera: SPAK nxjerr prova të reja për Karçanajn, vendimi shtyhet më 5 shkurt

Data

Seanca për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është shtyrë për datën 5 shkurt, pasi SPAK paraqiti prova të reja që, sipas prokurorëve, forcojnë dyshimet për korrupsion dhe përfitime të paligjshme nga tenderat publikë. Prokuroria kërkoi që masa e arrestit në shtëpi të mbetet në fuqi, duke argumentuar se rreziku i prishjes së provave vijon.

Një element kyç në dosje është dëshmia e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, i cili ka deklaruar se vendimmarrjet kryesore janë marrë nën direktiva të drejtpërdrejta nga Karçanaj, duke e përshkruar rolin e tij si thjesht ekzekutues. Paralelisht, SPAK ka administruar prova mbi lëvizje të dyshimta financiare, përfshirë një automjet luksoz “Porsche”, i blerë fillimisht me rreth 38 mijë euro nga një biznesmen përfitues tenderash dhe i kaluar përmes disa kontratave, për të përfunduar te bashkëshorti i Karçanajt me një çmim të deklaruar shumë më të ulët.

Hetuesit dyshojnë se skema është përdorur për të fshehur dhuratën dhe përfitimin real, ndërsa në dosje përmenden edhe kontrata qiraje dhe marrëdhënie financiare të tjera të lidhura me kompani që kanë pasur interesa direkte në tenderat e AKSHI-t. Vendimi i GJKKO-së pritet më 5 shkurt, në një çështje që po shihet si test i fortë për goditjen e korrupsionit në prokurimet publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related