Presionet politike bllokojnë vendimmarrjen/ Gjykata Kushtetuese shtyn pa afat çështjen “Balluku” pas sulmeve dhe mesazheve kërcënuese nga kryeministri

Data

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë pa afat shqyrtimin e çështjes që lidhet me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke mos marrë një vendim për ankimin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama kundër kërkesës së SPAK. Vendimi për shtyrje vjen në një klimë të tensionuar politike, të shoqëruar me deklarata të ashpra dhe presione publike ndaj gjyqësorit.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i qeverisë sulmoi hapur Gjykatën Kushtetuese dhe gjyqtarët, duke i paralajmëruar që të mos “i lënë njollë Shqipërisë” dhe duke folur për “ilaçe të tjera” nëse vendimi nuk do të ishte në linjë me qëndrimin e tij. Këto deklarata u interpretuan gjerësisht si një formë presioni politik mbi një institucion që duhet të jetë i pavarur.

Në këtë kontekst, edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve reagoi publikisht, duke shprehur shqetësim për klimën e intimidimit dhe përpjekjet për të ndikuar në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Sipas shoqatës, sulmet publike dhe retorika populiste cenojnë rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Çështja “Balluku”, e lidhur me hetime për abuzime të dyshuara në tendera publikë me vlera qindra milionë euro, mbetet kështu në një situatë pezull, pa afat të ri për shqyrtim. Shtyrja e vendimit thellon pasigurinë institucionale dhe ushqen debatin mbi ndërhyrjen e politikës në drejtësi, në një moment kritik për besueshmërinë e reformës në drejtësi dhe funksionimin e institucioneve kushtetuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related