Porti fantazmë i Porto Romanos: afatet u shkelën, 400 mln € pezull dhe Shqipëria pa nyje tregtare

Data

Afati i shpallur publikisht për fituesin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano ka kaluar pa asnjë vendim, duke e futur projektin 400 milionë euro në një ngërç serioz. Pavarësisht premtimit se fituesi do të shpallej më 31 janar 2026, procedura u shty në heshtje dhe negociatat mbeten pezull, ndërsa afatet në sistem janë zgjatur deri në mars.

Situata ka ngritur alarmin se Shqipëria rrezikon të mbetet pa port funksional, në një kohë kur porti ekzistues i Durrësit është drejt shkatërrimit për projektin e marinës. Dyshimet për mungesë transparence, skualifikim të kompanive të mëdha ndërkombëtare dhe favorizim të një ofertuesi të vetëm kanë çuar çështjen edhe në hetim penal. Ndërkohë, pa port të ri dhe pa zgjidhje konkrete, nyja kryesore tregtare e vendit mbetet në ajër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related