Skandali i mbetjeve të rrezikshme të kompanisë Kurum ka çuar në 33 masa sigurie, pas zbulimit se 102 kontejnerë me mbi 2,800 ton mbetje toksike u tentuan të eksportoheshin ilegalisht drejt Tajlandës. Hetimet zbuluan një zinxhir shkeljesh që përfshin drejtues të Kurum, kompaninë “Sokolaj”, administratorë turq, biznesmenë, doganierë dhe zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Mes të arrestuarve janë pronarja e “Sokolaj”, administratorë të kompanive të përfshira, pesë punonjës të Doganës së Durrësit, drejtues të terminalit portual dhe zyrtarë të AKM-së, përfshirë ish-drejtoreshën dhe drejtoreshën aktuale. Dosja përshkruan falsifikime dokumentesh, shpërdorim detyre dhe dështim total të kontrollit shtetëror, duke e cilësuar çështjen si krimin më të rëndë mjedisor të viteve të fundit në Shqipëri.
