Skema e mbetjeve toksike: emra të mëdhenj jashtë hetimit, ‘peshqit e vegjël’ në pranga

Data

Hetimi për trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit ka prodhuar dhjetëra masa sigurie, por ka ngritur edhe dyshime serioze për selektivitet. Ndërsa Prokuroria e Durrësit ka goditur zyrtarë dhe operatorë të nivelit të mesëm, kritikat janë fokusuar te mungesa e hetimit ndaj figurave politike që, sipas akuzave publike dhe dokumenteve administrative, kanë pasur rol vendimmarrës në licencime, kontroll dhe funksionimin e portit.

Sipas pretendimeve të ngritura, licenca mjedisore, lehtësitë doganore dhe menaxhimi i terminalit portual kanë krijuar një korridor të pambrojtur për grumbullimin dhe eksportin e mbetjeve të rrezikshme. Në qendër të debatit është edhe transferimi i koncesionit të portit te një kompani e huaj, i miratuar nga institucionet përgjegjëse, në një kohë kur mbi kontratën rëndonte arbitrazhi dhe dyshimet për shkelje.

Kritikët kërkojnë kalimin e çështjes në SPAK dhe hetim të plotë zinxhiri: nga ministritë te agjencitë mbikëqyrëse, doganat dhe operatorët portualë. Pa këtë, thonë ata, përgjegjësia mbetet e copëzuar dhe rreziku i përsëritjes së skemës mbetet real

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related