Tentoi të fusë drogë në Burgun e Fierit, arrestim në flagrancë dhe kontrolle në qeli

Data

Një tentativë për futjen e lëndëve narkotike në Burgun e Fierit është parandaluar nga shërbimet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, duke çuar në arrestimin në flagrancë të një shtetasi.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit fizik në ambientet e posaçme të verifikimit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike e fshehur poshtë pjesëve intime. Ai ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuarin A. M., i akomoduar në sektorin 5, godina C, në regjimin e sigurisë së zakonshme.

Pas konstatimit të shkeljes, S. P. u ndalua dhe u arrestua menjëherë, ndërsa për rastin u njoftua Prokuroria dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) për vijimin e veprimeve ligjore.

Në të njëjtën kohë, autoritetet e burgut kanë nisur kontrolle të imtësishme në dhomën ku ndodhet i dënuari, si dhe në qelitë e tjera përreth, me qëllim verifikimin e sendeve të ndaluara dhe garantimin e sigurisë brenda institucionit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related