Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur edhe sot të marrë një vendim për ankimin e kryeministrit lidhur me çështjen e Belinda Ballukut.
Mbledhja në dhomë këshillimi ka përfunduar pa një vendimmarrje konkrete, duke bërë që shqyrtimi i çështjes të shtyhet për një seancë tjetër. Ende nuk ka një afat të përcaktuar se kur Gjykata do të dalë me vendim.
Zvarritja e procesit vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe institucional, teksa çështja Balluku mbetet në qendër të debatit publik dhe përplasjeve mes mazhorancës, opozitës dhe institucioneve të drejtësisë.
