“Plumbi i Artë”/ Hoxhaj rrëfen vrasjen e Shkozës: 70 mijë euro për atentatin në Durrës

Data

Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku dëshmoi Henrik Hoxhaj lidhur me atentatin ndaj Dorian Shkozës. Hoxhaj deklaroi se është njohur me Nuredin Dumanin në vitin 2020 dhe se mes tyre janë zhvilluar biseda për vrasje me pagesë.

Sipas dëshmisë, Dumani i ka folur për dy vrasje që do të kryheshin në Durrës, përfshirë edhe atentatin ndaj Shkozës, kundrejt pagesës 70 mijë euro. Hoxhaj tha se armët dhe mjetet u siguruan nga Dumani, ndërsa shofer ishte Elio Bitri. Pas ngjarjes, ai deklaroi se pagesa u nda mes tij dhe Bitrit.

Seanca gjyqësore vijon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related