Zhupa: Kuvendi mburojë për Ballukun, vendimet fshihen me SMS

Data

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi Kuvendin për shkelje të rëndë të rregullores lidhur me çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ajo deklaroi se vendimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve, i njoftuar për datën 28 janar, është shuar në mënyrë arbitrare me një SMS nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Sipas Zhupës, pretendimi se po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vetëm një justifikim, pasi në Kushtetuese nuk shqyrtohet imuniteti i deputetëve. Ajo theksoi se Kuvendi po përdoret si mburojë politike për të mbrojtur Ballukun dhe interesat e mazhorancës, duke e kthyer parlamentin në një instrument të urdhrave të kryeministrisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related