Bie në prangat e policisë 33-vjeçari, autor i dy vjedhjeve në minimarkete në Vlorë

Data

Një 33-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje në minimarkete në qytet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve dhe kapjen e autorëve, bazuar në informacionet e siguruara nga puna hetimore dhe gjurmuese, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet ka rezultuar se:

  • Më datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”,
  • si dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”,

ky shtetas dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh në dy subjekte tregtare (minimarkete).

Policia bën me dije se vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjes të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related