EMRI/ Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve! Shpallen në kërkim 4 të tjerë

Data

Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se iu bë atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Polici Besart Kovaçi, mësohet se është ndaluar pasi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej edhe Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen autoritetet kanë shpallur në kërkim katër të tjerë me iniciale G. N., E. N., K. N. dhe Merando Nikulaj, të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

Njoftimi i policisë

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në Rrilë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve u ekzekutua urdhri i ndalimit, i lëshuar nga Prokurori, për shtetasin Besart Kovaçi, 24 vjeç, banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe në ngarkim të shtetasit B. K., i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

sokol daci lezhe

Sokol Daci, personi i plagosur

Si ndodhi ngjarja?

Kujtojmë se nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i berberhanes.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk ishte shënjestër e sulmit, pasi në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa për ta shoqëruar.

Ka dyshime të forta që 21-vjeçari Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, për shkak se teksa largohej ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi.

ardian-nikulaj-1-1 (1)

Ardian Nikulaj

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT

Ishte prilli 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda lokalit të tij, kur portugezi, Ruben Saraiva me skafandër dyshohet se hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Për kryerjen e kësaj vrasje urdherues dyshohet se eshte Edmond Haxhia, i cili ne bashkepunim me shtetasit e huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit.

Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related