Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur mesditën e sotme brigjet e Greqisë perëndimore, pa shkaktuar dëme materiale apo persona të lënduar.
Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 12:35 me orën lokale, me epiqendër rreth 9 kilometra në veriperëndim të zonës së Kalavrytës. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej rreth 15–15.8 kilometrash.
Autoritetet greke bëjnë me dije se lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona të tjera të Akaisë, por situata paraqitet e qetë dhe pa pasoja.
