SPAK çon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës për shpërdorim detyre

Data

Prokuroria e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen ndaj kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas SPAK, Byberaj dyshohet se ka kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin gjatë procesit të hapjes së rrugëve, duke mos zbatuar projektet e miratuara nga Këshilli Bashkiak. Hetimet tregojnë se shkeljet janë kryer në më shumë se një rast dhe kanë cenuar interesin publik.

Në të njëjtën dosje është dërguar për gjykim edhe nënkryetari i Bashkisë Tropojë, Abedin Kërrnaja, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar në kryerjen e veprës penale.

Gjykata e Posaçme pritet të caktojë në vijim datën e seancës së parë gjyqësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related