Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin “Cërrik–Elbasan”.
Një automjet që drejtohej nga shtetasi L. B., 44 vjeç, i cili ndodhej në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i mjetit të parkuar, shtetasi D. K., 36 vjeç, i cili ndodhej jashtë automjetit në momentin e aksidentit.
I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
