Deputeti i PD Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt para Kryeministrisë

Data

Protestës së organizuar nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, e cila po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri.

Deputeti demokrat është parë mes protestuesve që iu përgjigjën thirrjes së Lapajt për të protestuar kundër qeverisë dhe skandaleve të fundit që lidhen me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Prania e Xhaferrit në protestë ka tërhequr vëmendje, pasi vjen në një moment tensioni politik dhe pakënaqësish të thella ndaj mazhorancës.

Kujtohet se më herët Adriatik Lapaj ka refuzuar publikisht ftesën e kryedemokratit Sali Berisha për t’u bashkuar në një front të përbashkët opozitar kundër qeverisë, duke theksuar se lëvizja e tij ndjek një rrugë të pavarur politike.

Megjithatë, pjesëmarrja e një deputeti të PD-së në protestën e thirrur nga Lapaj shihet nga shumëkush si sinjal i një pakënaqësie më të gjerë politike dhe qytetare ndaj qeverisjes aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related