Përplasën për vdekje 63-vjeçarin, dalin para drejtësisë dy shqiptarët në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Data

Dy shtetas shqiptarë kanë dalë para gjykatës në Britaninë e Madhe, të akuzuar për përfshirje në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 63-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 dhjetor 2025 në Gillingham, ku humbi jetën Tom Wallace, kirurg dentar dhe baba i tre fëmijëve. Sipas autoriteteve britanike, viktima u përplas nga një automjet që drejtohej nga dy të rinjtë shqiptarë, të cilët dyshohet se u larguan nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë.

Para gjykatës kanë dalë Albert Matraxhiu dhe Erald Paci, të dy 29 vjeç. Ata akuzohen për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe largim nga vendi i aksidentit. Matraxhiu nuk e ka pranuar akuzën për drejtim të rrezikshëm, por ka pranuar një akuzë më të lehtë për drejtim të pakujdesshëm. Prokuroria ka kërkuar që çështja të shqyrtohet në gjyq për akuzën më të rëndë.

Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 13 korrik, ndërsa të dy të pandehurit do të qëndrojnë në paraburgim deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related