Performancë nën pritshmëri, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve të Durrësit

Data

Ina Bello është larguar nga detyra e drejtoreshës së Tatim-Taksave të Durrësit, pas vlerësimit negativ të performancës së saj në drejtimin e këtij institucioni.

Burime bëjnë me dije se vendimi për largimin e Bellos është marrë për shkak të rezultateve të dobëta në ushtrimin e funksionit, në një periudhë kur administrata tatimore është përballur me problematika të shumta dhe presion për rritjen e eficiencës.

Në vend të saj është emëruar Agron Nuredinaj, i cili do të marrë drejtimin e Tatimeve të qytetit bregdetar, me synimin për përmirësimin e performancës dhe forcimin e kontrollit fiskal.

Ndërkohë, Ina Bello nuk është larguar plotësisht nga administrata, por është transferuar në Tiranë, ku do të ushtrojë funksionin e inspektores pranë strukturave të Tatimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related