Drejtësia mbyll derën: Ilir Meta mbetet në burg, Apeli rrëzon kërkesën për lirim

Data

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshim të masës së sigurisë, duke vendosur që ai të vijojë të qëndrojë në qeli. Meta kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të butë, por trupa gjykuese nuk e pranoi kërkesën.

Ish-kreu i shtetit ndodhet në paraburgimin 313 në Tiranë që prej tetorit 2024, ndërsa ndaj tij po zhvillohet proces penal për disa çështje të rënda. Hetimet lidhen me aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në Shtetet e Bashkuara dhe hetimin pasuror, dosje që tashmë janë mbyllur nga SPAK dhe janë dërguar për gjykim.

Sipas akuzës, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përballen me dyshime për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Në të njëjtën dosje, Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çokun për pastrim parash.

Vendimi i Apelit konfirmon vijimin e masës më të rëndë të sigurisë dhe shihet si një sinjal se gjykata nuk ka gjetur rrethana lehtësuese për lirimin apo zbutjen e masës ndaj ish-presidentit. Procesi ndaj Metës pritet të hyjë në fazën e gjykimit, ndërsa ai mbetet pas hekurave në pritje të përballjes me drejtësinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related