Koçi kundër PS: Zvarritja për Ballukun po dëmton qeverinë

Data

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka kritikuar hapur Partinë Socialiste për vonesat në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, lidhur me kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë masës së sigurisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Në një reagim publik, Koçi thekson se Kuvendi nuk ka asnjë justifikim për zvarritjen e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Sipas tij, e vetmja arsye e pranueshme për një afat kohor është koha e nevojshme që anëtarët e Këshillit të shqyrtojnë materialet hetimore. Çdo argument tjetër, përfshirë pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pezullimin nga detyra, cilësohet si justifikim pa bazë, pasi nuk ndikon në vijimin e ndjekjes penale.

Koçi nënvizon se, pavarësisht vendimit të Kushtetueses, hetimi penal ndaj Ballukut vijon dhe se SPAK tashmë ka kaluar në një fazë më të avancuar duke kërkuar masë sigurie. Ai shton se në praktikat perëndimore, dorëheqja jepet që në nisje të ndjekjes penale, edhe kur çështja nuk lidhet drejtpërdrejt me funksionin.

Në përfundim, ish-deputeti socialist paralajmëron se këto zvarritje dëmtojnë qeverinë, mazhorancën dhe vetë personin e përfshirë, ndërsa i japin oksigjen politik kundërshtarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related