Shteti nxjerr në shitje mjete luksoze të sekuestruara

Data

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve luksoze që ndodhen nën administrimin e shtetit dhe që pritet të nxirren në shitje.

Në katalog përfshihen automjete dhe mjete detare me vlerë të lartë tregu, si Rolls Royce me vlerë rreth 500 mijë euro, Lamborghini, si edhe skafe luksoze, krahas mjeteve të tjera të sekuestruara ose të konfiskuara me vendime gjyqësore.

Dokumenti paraqet të dhëna të detajuara për secilin mjet, përfshirë statusin ligjor (sekuestrim ose konfiskim), përshkrimin teknik, vitin e prodhimit dhe vlerën e përafërt financiare. Sipas AAPSK-së, publikimi i katalogut synon rritjen e transparencës dhe informimin e publikut mbi pasuritë që administrohen nga shteti.

Ky hap krijon gjithashtu bazën për administrimin, përdorimin apo shitjen e këtyre pasurive, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke synuar forcimin e llogaridhënies dhe besimit publik në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related