Autoritetet greke janë vënë në alarm mbrëmjen e sotme në qendër të Athinës, pasi një motomjet i dyshimtë është konstatuar i parkuar jashtë ndërtesës së Bankës së Greqisë.
Sipas mediave vendase, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, zjarrfikës dhe një njësi e posaçme për asgjësimin e municioneve shpërthyese, të cilët po kryejnë kontrolle të detajuara mbi motomjetin.
Policia ka bllokuar qarkullimin në zonë dhe ka ndaluar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve, deri në përfundimin e verifikimeve dhe vlerësimin e rrezikut të mundshëm.
Autoritetet pritet të japin informacion zyrtar pas përfundimit të kontrollit.
