Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 7, ku i moshuari ndodhej duke konsumuar kafe, kur papritur është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë në ambientet e lokalit.
Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, konkretisht si pasojë e një infarkti. Ekipet policore dhe mjekësore kanë mbërritur në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e tij.
Policia po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
