Iu rrëzua kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë, Meta ankimon vendimin në Apel

Data

Ish-presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin me të cilin iu rrëzua kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë. Ankimimi është regjistruar zyrtarisht më 26 janar.

Vendimi i kundërshtuar është marrë më 5 janar, kur gjykata refuzoi për herë të dytë kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Sipas përfaqësuesve ligjorë të tij, afati maksimal i paraburgimit ka përfunduar, ndaj vijimi i kësaj mase konsiderohet i pajustifikuar.

Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit në ditët në vijim, ku do të vlerësohet ligjshmëria e vendimit të mëparshëm dhe pretendimet e mbrojtjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related