Protesta e tregtarëve në Vlorë, Këlliçi: “U heq kapelën qytetarëve, bashkia s’ka program”

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar protestën e tregtarëve të Vlorës, duke e cilësuar reagimin e tyre si një akt qytetar dinjitoz kundër një bashkie që, sipas tij, nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Këlliçi deklaroi se protestuesit “e kanë thyer bashkinë”, një institucion që, sipas tij, drejtohet nga një kryetare e zgjedhur me vetëm 7% të votave. Ai theksoi se kjo situatë është pasojë e mungesës së legjitimitetit dhe e një qeverisjeje pa vizion.

“I heq kapelën qytetarëve të Vlorës për reagimin që kanë bërë. Bravo u qoftë. Sot ata kanë përballë një bashki që drejtohet nga një kryetare me 7% të votave, gjë qesharake dhe alarmante për demokracinë”, u shpreh Këlliçi.

Deputeti demokrat akuzoi drejtuesit vendorë se nuk kanë asnjë program real për qytetin, duke shtuar se pushteti lokal është produkt i blerjes së votave ose marrëveshjeve me krimin e organizuar, e jo i vullnetit të qytetarëve.

“Kur ke në krye njerëz që kanë blerë vota ose kanë bërë pazare me krimin dhe jo me qytetarët, nuk mund të kesh program. Askush nuk mund të thotë sot një pikë konkrete nga programi i kryetares së bashkisë së Vlorës për të cilën e ka votuar”, tha ai.

Sipas Këlliçit, protesta e tregtarëve është një sinjal i fortë kundër arrogancës së pushtetit lokal dhe një thirrje për përgjegjësi, transparencë dhe qeverisje në shërbim të qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related