“Protestat nuk rrëzojnë qeveri”/ Murati: Pa ofertë politike, rinia nuk çohet dhe qeveria teknike mbetet iluzion

Data

Gazetari Erl Murati ka hedhur poshtë idenë se protestat e 24 janarit apo një seri tubimesh mund të çojnë automatikisht në krijimin e një qeverie teknike, duke e cilësuar aksionin e deritanishëm të opozitës si të pamjaftueshëm dhe pa ndikim real.

I ftuar në një studio televizive, Murati u shpreh se opozita prej vitesh përdor të njëjtën gjuhë dhe të njëjtat slogane, por pa prodhuar një ofertë politike konkrete që të bindë qytetarët, veçanërisht të rinjtë.

“Sot rinia është apatike, indiferente ndaj politikës. Kjo është sfida reale. Nuk mjafton as revolta, as një seri protestash për të sjellë qeveri teknike. Kjo kërkesë përsëritet që nga koha e Bashës, por pa rezultat”, tha Murati.

Ai theksoi se opozita ka ngecur në konstatime dhe etiketime, si përdorimi i vazhdueshëm i termit “narkoregjim”, pa sjellë asgjë të re në përmbajtje. Sipas tij, qytetarët nuk mobilizohen më vetëm me retorikë, por kërkojnë një alternativë të besueshme.

Murati kritikoi edhe funksionimin e brendshëm të Partisë Demokratike, duke deklaruar se një pjesë e deputetëve janë pasivë dhe kanë hequr dorë nga beteja politike. “Rreth një e treta e deputetëve janë me frena dore, kanë zgjedhur të mos bëjnë politikë”, u shpreh ai.

Në përfundim, gazetari theksoi se pa një ofertë të qartë politike, pa ide të reja dhe pa një vizion që të prekë realisht jetën e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, opozita nuk mund ta kthejë apatinë në revoltë dhe as protestat në ndryshim pushteti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related