E vrau, e masakroi dhe i vuri zjarrin shtëpisë: Ilirjan Selmani dërgohet në gjyq për vrasje makabre

Data

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin Ilirjan Selmani, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij K.T., ngjarje e ndodhur në Pogradec.

Nga hetimet rezulton se në banesën e viktimës, në lagjen nr. 1 të qytetit, kishte rënë zjarr, ndërsa brenda u gjet trupi i pajetë i gruas. Këqyrja e vendngjarjes zbuloi disa vatra zjarri, çka ngriti dyshime për zjarrvënie të qëllimshme me qëllim fshehjen e krimit.

Ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi se viktima kishte shenja të shumta dhune dhe ishte goditur me mjete prerëse. Shkaku i vdekjes u përcaktua si pasojë e shokut traumatiko-hemorragjik. Në tualetin e banesës u gjetën thika dhe tehe të ndotura me gjak, të futura në qese mbeturinash.

Sipas prokurorisë, Selmani kishte një lidhje dashurie me viktimën prej më shumë se tre vitesh dhe e vizitonte shpesh banesën e saj. Pamjet filmike tregojnë se ai ka hyrë në shtëpinë e saj rreth orës 22:48 dhe nuk është regjistruar asnjë lëvizje tjetër deri në orët e para të mëngjesit, kur ai u filmua duke hedhur qese në koshat e mbeturinave.

Analizat biologjike kanë provuar se thikat e gjetura janë përdorur për vrasjen e viktimës, ndërsa gjaku i saj është konstatuar edhe në rrobat e autorit. Këto prova, sipas prokurorisë, faktojnë se krimi është kryer në rrethana që i kanë shkaktuar viktimës vuajtje të veçanta.

Në përfundim, Ilirjan Selmani do të gjykohet për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, një nga akuzat më të rënda në Kodin Penal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related