Mot i keq në Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemë, bllokohet aksi Vlorë–Zvërnec

Data

Era e fortë që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në qarkun e Vlorës, ku disa pisha janë rrëzuar në rrugë, duke bllokuar përkohësisht aksin Vlorë–Zvërnec.

Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ndalojnë ose të përdorin rrugë alternative. Në zonë pritet ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës dhe strukturave përkatëse për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, pasi era e fortë vijon të paraqesë rrezik për rrëzime pemësh apo objekte të tjera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related