Ngricat paralizojnë veriun, rrugët në rrezik! ARRSH nis kriposjen emergjente

Data

Dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar kushte të vështira qarkullimi në veri të vendit, veçanërisht në zonat malore të qarkut Shkodër. Rënia e ndjeshme e temperaturave gjatë natës ka sjellë formimin e ngricave në disa akse rrugore, duke rritur rrezikun për aksidente.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur pastrimin dhe kriposjen e rrugëve kryesore dhe dytësore, me qëllim garantimin e sigurisë së lëvizjes dhe mbajtjen hapur të akseve më problematike. Ekipet janë në terren dhe po ndërhyjnë në zonat ku qarkullimi është më i vështirë.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë orëve të para të mëngjesit dhe në mbrëmje, kur rreziku nga ngricat është më i lartë.

Autoritetet paralajmërojnë se kushtet e motit do të vijojnë të jenë të pafavorshme dhe apelojnë për respektimin e rregullave të qarkullimit, për të shmangur incidente dhe bllokime në rrugë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related