Kërkohet dorëheqja e Ramës/ Mediat e huaja jehonë protestës: Balluku e dyshuar për korrupsion

Data

Protesta e opozitës e zhvilluar më 24 janar në Tiranë ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Agjencia franceze e lajmeve AFP i ka kushtuar vëmendje tubimit antiqeveritar, duke raportuar për përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe për kërkesën e hapur për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportimit, protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion të përhapur dhe lidhje me krimin e organizuar, duke theksuar se këto fenomene mbeten pengesë serioze për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

AFP ndalet edhe te zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila përmendet si e dyshuar për përfshirje në afera korrupsioni që lidhen me prokurime publike. Në artikull përmendet se një gjykatë antikorrupsion ka vendosur më herët pezullimin e saj, ndërsa Balluku i ka mohuar akuzat.

Ndërkohë, kryeministri Rama e ka cilësuar pezullimin e bashkëpunëtores së tij si një ndërhyrje të padrejtë në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv.

Sipas mediave të huaja, trazirat në kryeqytet dhe përmasat e protestës tregojnë një rritje të tensionit politik në vend, ndërsa opozita paralajmëron vijimin e aksioneve kundër qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related