Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri 21 vjeç.
Sipas policisë, shtetasi R. R., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit në rrugën “Janaq Kilica” dhe është përplasur me një pemë anësore. Përplasja ka qenë fatale për pasagjerin në automjet, shtetasin N. U., 21 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkaktim aksidenti me pasojë vdekjen.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
