KF Tirana në zi, ndërron jetë vajza e Freddy Alvarez

Data

Klubi i Futbollit Tirana ka njoftuar se vajza e futbollistit Freddy Alvarez është ndarë tragjikisht nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Lajmi ka tronditur familjen bardheblu. Klubi, stafi dhe lojtarët kanë shprehur mbështetje të plotë dhe solidaritet për futbollistin 30-vjeçar dhe familjen e tij në këtë moment tepër të vështirë. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes.

Në reagimin e tij, klubi shprehet se qëndron pranë Freddy Alvarez dhe familjes së tij, duke i dërguar ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e rëndë.

KF Tirana ka sot në program një ndeshje zyrtare, por nuk është bërë ende e ditur nëse ajo do të luhet apo do të shtyhet për shkak të kësaj tragjedie. Freddy Alvarez iu bashkua ekipit bardheblu në merkaton e janarit dhe është aktivizuar në disa takime të fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related