Ryshfet për mbyllje dosjesh, tre policë përfundojnë në “arrest shtëpie”

Data

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masa sigurie ndaj tre punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Masat janë vendosur pas një hetimi disa mujor të drejtuar nga SPAK, ku janë përdorur metoda speciale hetimi.

Sipas hetimeve, tre efektivët kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 270 mijë lekësh nga një shtetas, në këmbim të shmangies së përgjegjësisë penale. Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar dhe është dokumentuar me prova ligjore.

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për:

  • Shefin e Stacionit të Policisë Orikum
  • Një inspektor krimesh
  • Një specialist të policimit në zonë

Të tre akuzohen për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, si dhe për “Shpërdorim detyre”.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për verifikimin e përfshirjes së mundshme të personave të tjerë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi nga punonjës të policisë, duke garantuar anonimat dhe mbrojtje ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related