E dhunoi dhe e kërcënoi me vdekje bashkëshorten, pranga 53-vjeçarit në Memaliaj

Data

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është parandaluar në kohë në fshatin Lulëzim të Memaliajt, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi dhunoi bashkëshorten e tij dhe e kërcënoi se do ta vriste.

Sipas uniformave blu, pas njoftimit për konfliktin në familje, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj organizuan menjëherë ndërhyrjen për të shmangur një ngjarje të mundshme kriminale. Gjatë operacionit u neutralizua dhe u vu në pranga shtetasi L. D., banues në zonë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, e cila u mor në cilësinë e provës materiale. Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë shmangu pasoja më të rënda për viktimën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa autoritetet theksojnë se do të vijojnë me zero tolerancë ndaj rasteve të dhunës në familje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related