Rinas/ Tentoi të largohej me rreth 70 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçarja kineze

Data

Një 45-vjeçare me shtetësi kineze është proceduar penalisht pasi u kap në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit duke tentuar të largohej nga Shqipëria me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të sigurisë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, konstatuan se shtetasja kishte me vete 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas legjislacionit në fuqi.

Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj 45-vjeçares nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar burimin e shumës monetare dhe qëllimin e nxjerrjes së saj jashtë territorit shqiptar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related