Goditet “skifteri” i Tiranës, 43-vjeçari grabiste lokale dhe Postën Shqiptare

Data

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve dhe tentativave për vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit. Sipas uniformave blu, janë zbardhur gjithsej 6 raste, të ndodhura brenda dy ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025.

I arrestuari, banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se më 21 janar 2026 ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe dokumente në zyrat e Postës Shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në një filial banke. Po ashtu, në muajt tetor dhe nëntor 2025, ai dyshohet se ka vjedhur para dhe produkte në katër lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi një shumë parash të dyshuara të vjedhura, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë vjedhjeve, si dhe sende të forta që shërbenin për hapjen e dyerve.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera të mundshme vjedhjeje të kryera nga ky shtetas, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related