“Kameleoni politik”, Valteri flet për Ballën: Rama të heqë Ballukun, na turpëroi

Data

Deklarata e Halit Valterit, i cilësuar si “kameleoni politik”, ka ndezur reagime të forta në opinionin publik dhe politik. Gjatë një daljeje televizive, Valteri përcolli atë që u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë i Taulant Ballës drejtuar kryeministrit Edi Rama: të “lëshojë” Belinda Ballukun, pasi sipas tij ajo ka sjellë turp për mazhorancën.

Sipas Valterit, situata e krijuar rreth zv/kryeministres ka kaluar çdo kufi dhe po dëmton rëndë imazhin e qeverisë, duke e vendosur mazhorancën në një pozitë të vështirë politike dhe morale.

Deklarata nuk kaloi pa reagime. Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, reagoi me ironi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shkroi se Taulant Balla nuk guxon ta sulmojë drejtpërdrejt Belinda Ballukun, por zgjedh ta bëjë këtë përmes “bedelëve”, duke dërguar mesazhe të tërthorta për t’u distancuar nga ajo.

Sipas Malltezit, kjo sjellje tregon përçarjen e brendshme në mazhorancë dhe frikën për t’u përballur hapur me përgjegjësitë politike. Ai shtoi se tentativa për të “larë duart” nga afera po bëhet gjithnjë e më e dukshme, ndërsa presioni publik dhe institucional ndaj qeverisë po rritet.

Deklaratat e fundit kanë shtuar zërat për një krizë të thellë brenda mazhorancës, ku figurat kryesore po përpiqen të shpëtojnë veten, duke sakrifikuar aleatët politikë nën peshën e skandaleve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related