Një tjetër aksident hekurudhor ka tronditur Spanjën. Një tren pasagjerësh u përplas me një vinç në zonën Alumbres, pranë Cartagenës, duke shënuar aksidentin e tretë brenda më pak se një jave. Nga përplasja mbetën të paktën tre persona të lënduar lehtë, ndërsa bilanci zyrtar ende nuk është konfirmuar.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës, në segmentin mes Alumbres dhe La Union. Sipas raportimeve, banorët kishin paralajmëruar prej kohësh për rrezikun në këtë linjë, ku shpesh mungon sinjalizimi për mbërritjen e trenave.
Ky incident vjen pas dy aksidenteve të rënda ditët e fundit, njëri me dhjetëra viktima dhe tjetri me humbjen e jetës së makinistit, duke ngritur alarmin për sigurinë në transportin hekurudhor.
