Zelensky trondit Davosin: Nesër tryezë paqeje SHBA–Ukrainë–Rusi

Data

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një njoftim të fortë nga Davosi, vetëm pak orë pas takimit me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Sipas tij, nesër pritet të zhvillohet një takim tripalësh mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë, me fokus vendosjen e paqes dhe ndalimin e luftës.

Takimi, sipas burimeve mediatike ndërkombëtare, do të mbahet në Abu Dhabi dhe do të zgjasë dy ditë, duke u konsideruar si përpjekja më serioze diplomatike e viteve të fundit për t’i dhënë fund konfliktit që ka hyrë në vitin e katërt.

Lufta ka shkaktuar mbi 53 mijë viktima civile dhe ka detyruar rreth 7 milionë ukrainas të largohen nga vendi, ndërsa përpjekjet e mëparshme për negociata kanë dështuar. Administrata amerikane ka tentuar së fundmi të ringjallë dialogun me një draft të ri marrëveshjeje paqeje, i cili është refuzuar nga Moska.

Takimi i paralajmëruar shihet si një moment kritik që mund të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të konfliktit dhe fatin e paqes në Europën Lindore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related