Operacioni “Network” godet prostitucionin në Tiranë: 4 të arrestuar, 3 apartamente të zbuluara

Data

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Network”, duke zbuluar tre apartamente me qira ku ushtrohej prostitucion në zona të ndryshme të kryeqytetit. Si rezultat i ndërhyrjes, janë arrestuar tre shtetase kolumbiane dhe një shtetas spanjoll.

Sipas policisë, apartamentet ndodheshin në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”. Tre shtetaset kolumbiane dyshohet se ushtronin prostitucion, ndërsa shtetasi spanjoll akuzohet se i shfrytëzonte ato për këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht dy shtetase shqiptare që ushtronin prostitucion në dy nga apartamentet e zbuluara. Gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari, si dhe disa telefona celularë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related