Reanimacioni Qendror në QSUT mbeti për një periudhë pa ndriçim për shkak të një avarie serioze në furnizimin me energji elektrike. Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Erjon Ngjelo, sqaroi se problemi u shkaktua nga një defekt madhor në linjën e tensionit të lartë 110 kV, jashtë territorit të QSUT-së, që furnizon edhe spitalin.
Sipas tij, ndërprerja ndodhi rreth orës 20:20 dhe gjeneratorët u aktivizuan menjëherë. Megjithatë, në godinën A1 paneli elektrik shfaqi avari, duke pamundësuar transmetimin e energjisë për ndriçimin. Teknikët njoftuan operatorin e shpërndarjes për kalimin në linjën rezervë, por edhe ajo erdhi me parametra të papërshtatshëm. Vetëm pas rikthimit të linjës kryesore u stabilizua plotësisht sistemi.
Ngjelo theksoi se pajisjet jetëshpëtuese në Reanimacion kanë funksionuar me sistemet rezervë dhe se, sipas QSUT-së, siguria e pacientëve nuk është cënuar. Megjithatë, mbetet e paqartë koha e saktë që Reanimacioni qëndroi pa drita, ndërsa raportimet flasin për rreth gjysmë ore errësirë në një nga repartet më kritike të spitalit.