“300 apartamente për luks, spitale në errësirë” – Balliu shpërthen ndaj Ballukut

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka lëshuar akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se paratë e vjedhura prej saj janë përdorur për luks personal, ndërsa qytetarët përballen me mungesë shërbimesh bazë.

Sipas Balliut, qeveria po bën gjithçka për ta mbrojtur Ballukun dhe për të fshehur provat e abuzimeve. Ai tha se fondet që, sipas tij, janë përvetësuar, mund të ishin përdorur për spitale, energji elektrike dhe ilaçe, në mënyrë që qytetarët të mos rrezikojnë jetën nga mungesat elementare.

Deputeti demokrat ironizoi pasurinë e Ballukut, duke deklaruar se ajo zotëron qindra apartamente, ndërsa Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra të Europës. Sipas tij, mbrojtja ndaj Ballukut nuk bëhet për shkak të saj, por për të mbrojtur kryeministrin dhe aferat që, siç u shpreh, lidhen drejtpërdrejt me të.

Balliu e cilësoi çështjen si një provë të madhe për drejtësinë, duke theksuar se nuk mund të ketë standarde të dyfishta: opozitarë në burg dhe zyrtarë të lartë në pushtet të mbrojtur, pavarësisht akuzave të rënda. Ai paralajmëroi se kjo situatë nuk mund të normalizohet dhe se vjedhja, sipas tij, po kthehet në rutinë qeverisëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related