SPAK: Balluku rrezik për shtetin, krime të rënda dhe abuzime të përsëritura

Data

Prokuroria e Posaçme deklaroi para Gjykatës Kushtetuese se Belinda Balluku, e marrë e pandehur, dyshohet për kryerjen e disa veprave penale të rënda. Sipas SPAK, mbajtja e saj në detyrë do të sillte rrezik real për përsëritje të abuzimeve dhe cenim të ekonomisë së tregut.

Prokurorja theksoi se faktet e hetuara nuk janë të izoluara, por të përsëritura, duke e lidhur drejtpërdrejt rrezikshmërinë me pozicionin e saj si ministre. Për këtë arsye, SPAK këmbëngul se pezullimi nga detyra është i domosdoshëm për të mbrojtur interesin publik dhe integritetin e hetimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related