Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur tone të forta në seancën plenare të Kuvendit, duke kërkuar që deputetëve t’u vihen në dispozicion provat e SPAK mbi bazën e të cilave kërkohet heqja e imunitetit dhe arrestimi i Belinda Ballukut.
Shehaj deklaroi se, ndërsa në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një proces historik për pezullimin e zv.kryeministres, Kuvendit i është mohuar e drejta për të parë provat. Ai theksoi se Balluku ndodhet në sallë “duke qeshur e u tallur”, ndërkohë që prokuroria ka kërkuar arrestimin e saj.
Fjala e Shehajt u ndërpre nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, duke shtuar më tej tensionin në sallë.
