“Partia e Krimit po sundon Shqipërinë”/ Berisha: Rama i ktheu zgjedhjet në farsë me kartelet e drogës

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë Foltores me demokratët e Njësisë Nr. 2 në Tiranë, ka ashpërsuar akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar mazhorancën si “Partia e Krimit”.

Berisha u shpreh se pushteti aktual mbijeton vetëm përmes lidhjeve me krimin e organizuar dhe manipulimit të procesit zgjedhor, duke e kthyer votën e lirë në një farsë. Sipas tij, zgjedhjet nuk fitohen me mbështetje qytetare, por përmes karteleve të drogës, presionit dhe propagandës së orkestruar.

“Partia në pushtet nuk mund të quhet ndryshe, veçse Partia e Krimit. Ka mbijetuar me krimin, vjedh shqiptarët dhe po shkatërron kombin,” deklaroi Berisha, duke shtuar se Rama e ka ndërtuar pushtetin mbi mashtrimin dhe frikën.

Ai akuzoi gjithashtu mediat e lidhura me qeverinë se përhapin propagandë për të justifikuar farsat elektorale, por theksoi se kësaj here, sipas tij, mashtrimi nuk funksionoi dhe u damkos edhe nga faktori ndërkombëtar.

Në fund, Berisha e cilësoi situatën politike si një moment vendimtar për opozitën dhe vendin, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos dorëzohen përballë, sipas tij, një regjimi që po e çon Shqipërinë drejt rrënimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related