Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë emërimin e Erlind Sulo si zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Vendimi është marrë me propozim të Kryeministrit dhe në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, si dhe të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit zyrtar, emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.
Ky ndryshim vjen në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të drejtimit institucional në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, një nga fushat strategjike të qeverisjes.
